Horoskopi i Dites
DASHI (20/3-20/4) DEMI (21/4-20/5) BINJAKET (21/5-20/6)

Do të ndjeni nevojën për të provuar emocione të reja, të dashuroheni, të rindërtoni jetën tuaj por krenaria nuk ua lejon që të veproni lirisht. Pushoni së shqetësuar së tepërmi për të tjerët e shikoni veten tuaj.

Do të nisni ditën pak në ankth, por çdo gjë do të kalojë sapo të shkoni në zyrë. Pavarësisht nga ajo çka prisnit atmosfera do të jetë e këndshme. Përsa i përket fushës së ndjenjave dita e sotme do të jetë një ditë e qetë.

Sot mund të bëni realitet disa nga qëllimet tuaja. Gjithsesi bëni mirë ta analizoni mirë situatën, sepse në të ardhmen mund të pendoheni. Këshillohuni me partnerin përpara se të vendosni se çfarë duhet të bëni.

GAFORRJA (21/6-22/7)  LUANI (23/7-22/8) VIRGJERESHA (23/8-22/9)

Jeni të sigurt në ndjenjat tuaja e do të filloni të bëni projekte për të ardhmen. Nëse jeni singëll mos refuzoni një ftesë për darkë me një koleg . Mund të jetë rasti i duhur për të qartësuar se çfarë ndjeni për të.

Nëse kohët e fundit partneri juaj ju ka lënë disi pas dore, është mirë të flisni e ti thoni ato që mendoni, për të qartësuar situatën në të cilën ndodheni. Lëvizje në fushën profesionale: do të kini kontakte të reja.

Mundohuni të gjeni një pikë të përbashkët me familjarët tuaj e lërini mënjanë mëritë e vjetra. Për një jetesë të qetë është e nevojshme të pranosh idetë e të tjerëve edhe pse nuk ju bindin.

PESHORJA (23/9-22/10)  AKREPI (22/10-21/11) SHIGJETAR (22/11-21/12)

Do të arrini të dëfreheni në një situatë që nuk është fort e qartë për ju. Përpara se të merrni ndonjë vendim përfundimtar analizoni gjërat që kini kaluar. Raporti në çift i mirë. Do të jeni pasional e romantikë.

Është koha të hapni portat e zemrës. Yjet favorizojnë takime të reja që mund të bëhen histori dashurie që do të zgjasin. Në fushën profesionale do të keni kontakte me persona inteligjentë.

Jeni të lodhur nga jeta e zakonshme? Ky është momenti i duhur për ti thënë lamtumirë së shkuarës. Në fakt për ju janë duke mbërritur njohje të reja, e propozime të reja për punë. Besojini intuitës suaj.

BRICJAPI (22/12-20/1)  UJORI (20/1-19/2) PESHQIT (20/2-19/3)

Dedikojuni me qetësi hobeve tuaja të preferuara, gjë që do tu japë shumë sadisfaksion. Yjet ju këshillojnë të tentoni në gjithçka që do t’ju propozohet. Pamja juaj magjepse do të tërheqë mjaft persona.

Për të lindurit e kësaj shenje këshillohet që të kenë kujdes përpara se të firmosin një dokument, përpara një udhëtimi të gjatë, për të marrë hua e çdo gjë të kësaj natyre. Kërkoni një këshillë përpara se të veproni.

Do të jeni të parët që do të krijoni konfuzion, sepse do të shpreheni pa u menduar gjatë. Kur do të kuptoni se të tjerët nuk ju kanë marrë vesh, do të shkoni me vrull për t’i qartë

==-RiNoR-==
 
free glitter text and family website at FamilyLobby.com
Ora
 
Online
 
Koha
 
Прогноз погоды в городе Дебар
Kerko Ne Internet
 

Kërko Në Internet

 
Double-G
: - This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free